159 mijë e 893 infeksione me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë që nga shpërthimi i pandemisë, më 13 mars – vitin e kaluar.
Që nga ajo kohë, 2 mijë e 939 persona kanë humbur jetën.
Por, numri i të shëruarve ishte më i lartë 591 sosh, me çka e dërgoi totalin e të shëruarve në 153 mijë e 349.
Rastet aktive janë 3 mijë e 606.
Vaksinimi
Po ashtu, ka vazhduar edhe procesi i vaksinimit.
Për shkak të vikendit, të dielën u vaksinuan 9 mijë e 665 qytetarë, numër që gjatë ditëve të punës është pesë-shifrore.
Mbi 778 mijë qytetarë kanë marrë të paktën një dozë vaksine, ndërsa më shumë se 505 mijë kanë kryer procesin me të dy dozat.
Kosova administron mbi 1 milion e 283 vaksina.
Mosha e të vdekurve
Nga tre persona që vdiqën gjatë njëzetekatër orëve, dy prej tyre kishin mbi 80 vjeç.
Ndërsa, një ishte rreth moshës 70-79, përcjell Shqp.com
Dy ishin femra, ndërsa një tjetër i ndjerë i përkiste gjinisë mashkullore.
Infeksionet.
Prishtina ka regjistruar më së shumti raste me COVID-19 brenda ditës, në total tetë.
Pasuar nga Klina 5, Mitrovica 3 infeksione, Gjakova 2 dhe Fushë Kosova, Drenasi, Juniku, Lipjani dhe Ferizaj nga një.
Rastet aktive
Kryeqyteti mbetet qendra me më së shumti raste aktive, mbi 600.
Pasuar nga Prizreni, Ferizaj, Peja, Mitrovica dhe Podujeva. /Insajderi.com