Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se “Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë urgjentisht një zgjidhje paqësore”.
Von Cramon ka shkruar në Twitter, pas deklaratës së lëshuar nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian në lidhje me situatën në Veriun e Kosovës.
”Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë urgjentisht një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme në mënyrë që të garantohet siguria e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar euro-deputetja.
Sot shënon dita e nëntë që kur Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.
Kjo me qëllim që të zbatohet reciprociteti në targa.
Serbët lokalë u kundërpërgjigjen duke bllokuar rrugët kryesore.
Ndërsa, Ushtria e Serbisë është e pozicionuar pranë kufirit me Kosovën.
Poashtu, helikopterët serbë qarkulluan gjatë vikendit afër pikave kufitare. /Insajderi.com