Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se personat që kanë humbur familjarët nga COVID-19 do të marrin nga një mijë e 500 euro ndihmë, njofton Insajderi.com.
Përmes një njoftimi, Ministria ka bërë të ditur se aplikimi do të jetë i hapur deri më 30 nëntor 2021, i cili mund të bëhet online në https://masa3-1.rks-gov.net.
“Aplikimi do të jetë i hapur deri me 30 nëntor 2021, dhe përveç detajeve personale të aplikuesit dhe familjarit që ka humbur jetën, nevojitet edhe: – kopja e skanuar/fotografuar e letërnjoftimit; – çertifikata civile që dëshmon lidhjen familjare të aplikuesit me familjarin që ka humbur jetën”, thuhet ndër tjerash në njoftim.
Tutje, Ministria ka njoftuar se të drejtë aplikimi kanë vetëm anëtarët e famijes së ngushtë (bashkëshorti/ja, fëmiu, prindi).