Dy persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.com.
Siç bën të ditur Ministria e Shëndetësisë me anë të një njoftimi në faqen e saj zyrtare mbi situatën e krijuar së fundmi nga pandemia, një ulje e shifrave mund të shihet edhe te rastet e reja pozitive të regjistruara brenda një dite.
66 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga gjithsej katër mijë e 363 testime të kryera.
Gjatë së njëjtës periudhë kohore janë shëruar edhe 221 qytetarë, duke e çuar në 153 mijë e 893 numrin e përgjithshëm të të kuruarve.
Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive po shënon ulje të dukshme. Së fundmi kjo shifër ka rënë në tre mijë e 185.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.414 doza të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së teksa u tregua bilanci i vaksinimeve anti-COVID.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.312.912 doza të vaksinës. Deri më sot 520.182 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Insajderi.com