Ministria e Kulturës merr dy vendime për Institucionin e Operës së Kosovës

Ministria e Kulturës merr dy vendime për Institucionin e Operës së Kosovës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka marrë dy vendime lidhur me Instituticionin e Operës së Kosovës, njofton Shqip.com.

Nga kjo ministri thonë se një nga këto dy vendime “shumë të rëndësishme” është emërimi i ushtruesit të detyrës së Instituticionit të Operës së Kosovës, pozitë kjo në të cilën është vendosur Meriton Ferizi.

“Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Operës ushtron të gjitha të drejtat dhe obligimet e përcaktuara për pozitën e Drejtorit të Operës së Kosovës, veçanërisht inicion, zhvillon dhe administron të gjitha procedurat për krijimin e kushteve të nevojshme të të punësuarve në institucionin e Operës, në bashkëpunim me MKRS-në, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e këtij dikasteri.

Më tej bëhet e ditur se është emëruar edhe Këshilli përgatitor për inicimin dhe funksionalizimin e institucionit të Operës së Kosovës.

“Këshilli ka këtë përbërje: Merita Juniku, Inva Mula, Dardan Selimaj, Rreze Kryeziu Breznica, Besa Luzha, Edon Ramadani, Mehdi Uka”.

Filharmonia e Kosovës

Më pas janë sqaruar detyrat dhe përgjegjësitë e këshillit përgatitor, i cili ka dorë funksionalizimin e këtij institucioni.

“Këshilli përgatitor është i mandatuar të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë për funksionalizimin e institucionit të Operës së Kosovës, duke përfshirë organizmin e brendshëm, hartimin e akteve nënligjore të nevojshme, krijimin e kushteve adekuate infrastrukturore për punë, planin vjetor të punës etj”, thuhet në njoftim.

Kjo ministri, e udhëhequr nga Hajrulla Çeku ka iniciuar themelimin e këtij institucioni, propozim që edhe është miratuar nga Qeveria e Kosovës. /Insajderi.com