Rreth 100 paketime të barnave janë konfiskuar të enjten nga Dogana e Kosovës në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, njofton Insajderi.com.
Përmes një postimi në Facebook, Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ato janë konfiskuar në një automjet me targa të Shqipërisë.
Tutje, Dogana ka njoftuar se me këtë rast, shoferi i automjetit ka shkaktuar kundërvajtje doganore.
“Në pikë kalimin kufitar të Vërmicë, është selektuar për kontroll të vijës së dytë një automjet me targa të Shqipërisë, gjatë kontrollit është hasur në barna me banderolla të Shqipërisë rreth 100 paketime, me ketë rast ka shkaktuar kundërvajtje doganore të gjitha mallrat janë konfiskuar”, thuhet në njoftimin e Doganës./Insajderi.com