Lajçak: Kemi marrëveshje në Bruksel

Lajçak: Kemi marrëveshje në Bruksel

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se është arritur një marrëveshje me palët lidhur me krizën e shkaktuar së fundmi në veri të Kosovës, njofton Insajderi.com.

Kështu është shprehur ai me anë të një njoftimi në llogarinë e tij në Twitter, ku falënderoi palët përgatishmërinë e tyre për të negociuar.

Në këtë postim, Lajçak ka publikuar edhe marrëvveshjen e arritur midis kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

“Ne kemi një marrëveshje! Pas dy ditëve negociata intensive, një marrëveshje për deeskalim dhe rrugën para është arritur”, ka shkruar ai.

“Dua të falënderoj Besnik Bislimin e Petar Petkoviqin për gatishmërinë për të negociuar dhe u pajtuar për të mirën e njerëzve”, shtoi më tej Lajçak.

Sipas marrëveshjes së arritur sot me ndërmjetësimin e BE-së, forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës që janë vendosur në Jarinjë dhe Bërnjak për më shumë se 10 ditë, do të largohen, por njëhkohësisht do të largohen edhe bllokadat e vendosura në rrugë.

Kjo tërheqje do të ndodhë të shtunën, më 2 tetor në orën 08:00 dhe do të përfundojë maksimalisht deri në orën 16:00.

KFOR-i do të vendoset në këto dy pika kufitare para se të nisë largimi i sinkronizuar dhe do të qëndrojë për dy javë për të mbajtur ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë.

Në pikën 2 të marrëveshjes, nga 4 tetori, ora 8:00, hyn në fuqi regjimi i letrave ngjitëse me të cilat do të mbulohen elementet shtetërore në targat e veturave të Kosovës dhe Serbisë. /Insajderi.com