Lind fëmija i parë afgan në Shqipëri, prindërit duan t’i vendosin një emër shqiptar

Lind fëmija i parë afgan në Shqipëri, prindërit duan t’i vendosin një emër shqiptar

Fëmija i parë afgan ka lindur të enjten në Shqipëri, në Spitalin e Lezhës, përcjell Insajderi.com.

Mësohet se prindërit e foshnjes kanë vendosur ta quajnë fëmijën me një emër shqiptar, e një nga më të preferuarit është Alban, shkruan Fax News.

Doktori që ka kryer këtë lindje, Nikoll Brozi, ka njoftuar se djali ka ardhur në jetë në gjendje shumë të mirë, teksa shtoi se në spital kanë arritur edhe gra të tjera afgane, që janë në pritje të fëmijëve të tyre.

Disa nga afganët që janë strehuar në Shqipëri.

Kurse, familja afgane e foshnjës nuk ka pranuar të flasë para kamerës, për shkak të sigurisë së tyre.

Ndryshe, tash e disa javë në Shqipëri janë strehuar qindra afganë të cilët kanë ikur nga shteti i tyre për shkak se talebanët kanë marrë nën kontroll shtetin.

Ata po qëndrojnë në Shqipëri kryesisht nga ndihmat e marra prej Organizatave të ndryshme Joqeveritare./Insajderi.com