Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaraur se Kosova nuk e ka humbur mundësinë e shfrytëzimit të 200 milionë eurove me vendimin për të mos e çuar përpara projektin e gazsjellësit, përcjell Insajderi.com.
Sipas saj, nga Kosova nuk ka pasur një përgjigje finale se a duhet të përdoret gazi si lëndë djegëse për tranzicion të energjisë dhe kjo e ka shtyrë që të fokusohet në rrugë tjera të dekarbonizimit.
Tutje, ministrja ka treguar se Qeveria e Kosovës ka vendosur që grantin ta shfrytëzojë për projekte tjera e që lidhen me dekarbonizim të energjisë.
“Nuk është humbur asnjë dollar i grantit. Ajo që kemi vendosur është thjesht që grantin ta shfrytëzojmë për projekte tjera, për dekarbonizim të energjisë”, ka thënë ajo në KTV.
Rizvanolli tha se vendimi është dashur të merret tash në mënyrë që të mos humbin 200 milionë eurot e ofruara, por që të shfrytëzohen vitin e ardhshëm.
Ao u shpreh se MCC-ja amerikane ka afate strikte kohore për zhvillim dhe nënshkrim të programit të kompaktit.
Një vendim të tillë Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka quajtur të drejtë, pasi sipas saj është “vendim miqësor ndaj mjedisit”./Insajderi.com