Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përkujtoi më 2 tetor vdekjen e nipit të tij, Shqipdonit.
Shqipdoni ndërroi jetë në vitin 2007 pasi ishte goditur nga një kamion.
Nuk arriti që t’iu mbijetojë plagëve të marra.
Babai i tij, Shkëlzen Haradinaj u vra heroikisht gjatë luftës çlirimtare kundër Serbisë.
“Shqipdon, sot e katërmbëdhjetë vjet, është gjithçka ndryshe, për Suzanën, për Luanin e për të gjithë ne”.
“Malli është i pashuar e kujtimi i përjetshëm”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Insajderi.com