Ambasada amerikane: Është koha për ta rikthyer me zell dialogun

Ambasada amerikane: Është koha për ta rikthyer me zell dialogun

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, vlerëson se është koha që Kosova dhe Serbia “ta rifillojnë me zell dialogun”.

I ngarkuari me punë në këtë ambasadë, Nicholas J. Giacobbe, ka përshëndetur largimin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhe heqjen e barrikadave në Jarinjë dhe Bërnjak.
Me këtë veprim, sipas tij, të dyja palët kanë bërë progres në implementimin e marrëveshje së Bashkimit Evropian për çështjen e kufirit.

“Prania e KFOR-it është e përkohshme, brenda dy javësh presim që operacionet kufitare të kthehen në normale. Është koha për të punuar mbi këtë momentum dhe për ta rifilluar me zell dialogun”, ka shkruar Goacobbe në Twitter.

Ndryshe, pas disa ditësh tensione, të enjten janë zhbllokuar rrugët në Jarinjë dhe Bërnjak. Në këtë mënyrë është përmbushur pika e parë e marrëveshjes së nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel lidhur me çështjen e targave./Insajderi.com