Tentim grabitje me armë në një supermarket në Prizren

Tentim grabitje me armë në një supermarket në Prizren

Dy persona të armatosur paraditen e së hënës kanë tentuar që të kryejnë një grabitje në një supermarket në Prizren.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj, i cili ka bërë të ditur se ata kanë marrë dy çanta të mbushura me para të simuluara.

Tutje, Osmanollaj ka njoftuar se dy të dyshuarit ende gjenden në arrati, teksa shton se rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.

“Po, rreth orës 11:10 ka ndodhur një tentim grabitje. Dyshohet se dy persona i kanë marrë dy çanta, ata kanë menduar që janë të holla, mirëpo ato kanë qenë simulim i parave, letër ka qenë dmth, në bodrumin e ETC-së. Aktualisht, policia është duke e hetuar si rast. Sipas informatave të viktimave, dy persona kanë qenë të armatosur dhe kanë ikë me një automjet në një drejtim të panjohur. Nuk ka persona të lënduar”, tha ai./Insajderi.com