Mark Zuckerberg: Na falni për sot

Mark Zuckerberg: Na falni për sot

Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, iu ka kërkuar falje të gjithë përdoruesve të Facebook-ut, Instagramit dhe WhatsApp-it për ndërprerjen e këtyre rrjeteve sociale gjatë ditës së hënë.

“Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger po kthehen në internet tani. Na falni për ndërprerjen sot – e di se sa mbështeteni në shërbimet tona për të qëndruar të lidhur me njerëzit për të cilët kujdeseni”, ka shkruar ai.

Për rreth shtatë orë këto rrjete ishin jashtë përdorimit.

Facebook, Instagram, WhatsApp

Ende nuk dihet saktësisht se çfarë e shkaktoi këtë situatë.

Ajo që raportohet është humbja e madhe financiare që kompania e Zuckerberg ka pësuar.

Gjatë kësaj kohe e gjithë vëmendja ka qenë në Twitter dhe Telegram. /Insajderi.com