Dy persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në 24 orët e fundit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Nga 3.285 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Janë shëruar 185 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.379.
Në total numri i rasteve aktive është 1.895
Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.777 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.388.583 doza të vaksinës.
Deri më sot 573.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Insajderi.com