Zbulohet shkaktari i zjarrit në Spitalin e Tetovës ku mbetën të vdekur 14 persona

Zbulohet shkaktari i zjarrit në Spitalin e Tetovës ku mbetën të vdekur 14 persona

Prokuroria Themelore Publike e Tetovës publikoi të martën një raport, sipas të cilit, zjarri në spitalin modular në këtë qytet ka shpërthyer nga një kabllo zgjatues.

Zjarri në këtë spital kishte shpërthyer më 8 shtator duke lënë të vdekur 14 persona, ndërsa 12 të tjerë ishin lënduar.

Sipas raportit, në kabllo ishin lidhur defibrilatori, një karikues telefoni celular dhe një pajisje tjetër.

Prokuroria tha se kablloja ishte nxehur dhe kutia lidhëse e kabllos zgjatuese kishte marrë flakë.

Shpërthimi i zjarrit në Spitalin e Tetovës

Prokuroria tha se po vazhdon të hetojë edhe shkaktarët e tjerë të mundshëm dhe shtoi se pas mbledhjes së të gjitha provave verbale dhe materiale, pas shqyrtimit dhe analizimit të tyre, do të merret vendimi për rrjedhën e mëtejshme të procedurës.

Zjarri ndodhi si rezultat i një qarku të shkurtër elektrik, përmes një rezistence të lartë kalimtare në kabllon e lidhjes së një defibrilatori, me të cilin është bërë reanimin i një pacienti në një nga dhomat e spitalit”.

“Nxehja e kabllos shkaktoi ndezjen në kutinë lidhëse të kabllos zgjatuese, në të cilin ishin lidhur defibrilatori, karikuesi i telefonit celular dhe një pajisje tjetër”, ka bërë të ditur prokuroria.

Për shkak të zjarrit në spitalin e Tetovës, ku trajtoheshin pacientë me Coronavirus, dorëheqje dhanë: ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, zëvendësministri Ilir Hasani, si dhe dy drejtorë të spitalit të Tetovës./Insajderi.com