Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të jetë pjesë e Samitit për Ballkanin Perëndimor gjatë kësaj të mërkure në Brdo të Sllovenisë, njofton Insajderi.com.
Kurti bashkë me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor dhe liderët e Bashkimit Evropian pritet të nënshkruaj ndonjë marrëveshje midis BE-së dhe këtij rajoni të Ballkanit.
Në këtë samit për herë të parë një kryeministër i Spanjës, Pedro Sanchez, do të ulet në tavolinë me kryeministrin kosovar meqë për dallim nga hera e kaluar kur në krye të ekzekutivit spanjoll ishte Mariano Rajoy, Spanja ishte larguar nga samiti për shkak të Kosovës në Sofje të vitit 2018.
Këtë herë kryeministri Pedro Sanchez nuk do ta bëjë të njëjtën derisa në samit nuk do të ketë simbole shtetërore.
Në këtë mënyrë edhe përfaqësuesit e vendeve që do të marrin pjesë në këtë samit, nuk do të paraqiten si presidentë apo kryeministra të shteteve të tyre. /Insajderi.com