Zvicër: Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 20-vjeçarit nga Kosova

Zvicër: Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 20-vjeçarit nga Kosova

0 ditë pas vrasjes së të riut nga Kosova A.N., policia e Luzernit ka arritur ta arrestojë një person i cili dyshohet se ka kryer veprën.

20-vjeçari kosovar vdiq pas një përleshje mes dy grupeve në një pompë të benzinës Avia në Geuensee në Luzern.

Në këtë incident, sipas gazetës zvicerane “Blick”, janë përdorur gurë, thika, një çekan dhe objekte të tjera, transmeton Shqip.com.

Simon Klopp, nga Zyra e Prokurorit të Luzernit, ka njoftuar se lidhur me rastin shtatë persona gjenden në paraburgim.

Në mesin e tyre janë pesë sirian, një irakian dhe një zviceran – përfshirë një grua.

Foto nga vendi i ngjarjes

Sipas hulumtimit të Blick, gjurmët e të arrestuarve çojnë në një familje në dy fshatra në kantonin Lucern dhe në një qytet në Zvicrën Veriore.

Zyra e Prokurorit po kryen hetimet për zënkën dhe nuk bën të ditur se çfarë armë dhe mjete janë përdorur për vrasjen e viktimës dhe lëndimin e personave tjerë.

Raporti i Instituti të Mjekësisë Ligjore mbi shkaqet e vdekjes së viktimës është ende në pritje.

Klopp theksoi se janë duke i analizuar pamjet e kamerave të pompës së benzinës për të kuptuar shkaqet se si ka ardhur deri tek ngjarja.

“Video-regjistrimet ndihmojnë në lidhje me hetimet. Ne i kontrollojmë pamjet tërësisht, çdo sekondë. Në fund është si një mozaik ku të gjitha pjesët duhet të përshtaten”./Insajderi.com