Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen të mërkurën në Slloveni.
Liderët e dy shteteve do të takohen gjatë pauzës mes dy sesioneve të Samitit mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Brdo të Sllovenisë.
Në këtë takim do të marrin pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emanuel Makron, shkruan Euronews (edicioni në gjuhën serbe), transmeton Shqip.com.
Kurti bashkë me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor dhe liderët e Bashkimit Evropian pritet të nënshkruajë ndonjë marrëveshje midis BE-së dhe këtij rajoni të Ballkanit.