Shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në Bashkimin Evropian, Josep Borrell, ka bërë thirrje nga Kosova dhe Serbia për zbatimin e marrëveshjes për targat mes dy vendeve, transmeton Insajderi.com.
Përmes një postimi në Twitter, teksa njoftoi për takimin me Kurtin, Borrell u ka bërë thirrje dy palëve që të intensifikojnë punën dhe të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila normalizon marrëdhëniet.
Ndërkaq, të mërkurën, Kurti tha se në takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, kanë folur për Procesin e Berlinit.
Përmes një postimi në Tëitter, ai theksoi se kanë diskutuar edhe për lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave./Insajderi.com