Gruaja e Nasim Haradinajt: Ai u kindapua, nëse ka drejtësi nuk do të dënohet

Gruaja e Nasim Haradinajt: Ai u kindapua, nëse ka drejtësi nuk do të dënohet

Gjejlane Haradinaj, bashkëshortja e ish-nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, tha se ai është “kindapuar” nga Gjykata Speciale, përcjell Insajderi.com.

Sipas saj, mënyra se si ai akuzohet nga Specialja është e padrejtë teksa shton se ende nuk ka pasur mundësi ta vizitojë atë, duke thënë se planifikon ta vizitojë më 15 tetor.

Seanca gjyqësore ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt në Hagë

“U ndjeva shumë e shqetësuar, jo sepse e kanë arrestuar, por mënyra si e akuzojnë m’u duk shumë e padrejtë, sepse e kanë kidnapuar”, tha Haradinaj.

Tutje, ajo ka mbrojtur vendimet e burrit të saj, që sollën arrestimin e tij.

“Organizata është sindikatë që ka detyrë me i mbrojt punëtorët e vet, për atë janë dalë edhe Hysniu edhe Nasimi me i mbrojt punëtorët e tyre kur ata i kanë nxjerrë jashtë”, tha ajo në Klan Kosova.

Ndryshe, të enjten është mbajtur gjykimi ndaj Nasim Haradinajt dh eish-kryetarit të OVL-UÇK, Hysni Gucati, ku i janë kujtuar deklaratat e tyrë të bëra para se të arrestoheshin, ku thoshin se janë të gatshëm të mbajnë burg me vjet për publikimin e dosjeve.

Në këtë gjykim, Prokuroria ka thënë se dy të akuzuarit kanë qenë në dijeni për veprën penale nëse i bëjnë publike dokumentet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ku kishte edhe emra dëshmitarësh dhe informacione konfidenciale.

Haradinaj dhe Gucati ishin arrestuar në shtator të vitit të kaluar nga Gjykata Speciale, pasi që akuzohen për ndërhyrje në drejtësi dhe frikësim të dëshmitarëve.

Ata dy vazhdimisht kishin qenë kundër themelimit të Gjykatës Speciale, teksa e cilësonin si “gjykatë të beogradit” e “kundër UÇK-së”./Insajderi.com