160 mijë e 386 infeksione me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë që kur shpërtheu pandemia COVID-19, më 13 mars të vitit të kaluar.
Gjatë njëzetekatër orëve të fundit u raportuan edhe 12 raste të reja.
Ndërsa, kishte katër të vdekur – për ta çuar numrin e viktimave të pandemisë COVID-19 në 2 mijë e 970.
Por, njëkohësisht gjatë ditës së fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë u shëruan edhe 77 persona.
Deri më tash më shumë se 156 mijë qytetarë kanë arritur ta kalojnë virusin famëkeq.
Raste aktive me COVID-19 janë 1 mijë e 157.
Vaksinimi.
Sipas të dhënave të publikuara nga MSH, gjatë njëzetekatër orëve të fundit u dhanë 14 mijë e 901 vaksina.
Tash rreth 824 mijë qytetarë kanë marrë të paktën një dozë vaksine.
Ndërsa, mbi 623 mijë kanë kryer procesin me të dy dozat.
Kosova administron 1 milion e 447 mijë e 40 vaksina.
Detaje rreth rasteve të vdekjes
Nga katër rastet e vdekjes të shënuar të dielën, një ishte në moshën 40-49 vjeç.
Një tjetër në moshën 60-69 vjeç.
Ndërsa, dy të tjerë 70 deri në 79 vjeçare.
Dy viktima ishin gra e dy tjerë burra.
COVID-19 nëpër komuna.
Prishtina ka pasur më së shumti infeksione gjatë ditës së fundit; katër sosh.
Pasuar nga Deçani e Podujeva me nga dy.
Ndërsa, Malisheva, Vushtrria, Gjilani e Drenasi me nga një infeksion COVID-19.
Rastet aktive
Kryeqyteti ka më shumë se 300 raste aktive.
Ndërsa, më pak se 100 kanë komunat tjera pasuese si Gjilani, Prizreni, Ferizaj, Mitrovica etj. /Insajderi.com