Haradinaj kërkon dyfishimin e pensioneve për veteranët e luftës

Haradinaj kërkon dyfishimin e pensioneve për veteranët e luftës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që të dyfishohen pensionet për veteranët.

Këtë komente, Haradinaj i bëri të dielën para veteranëve dhe familjarëve të të rënëve në Junik.

Arsyeja pse sipas Haradinajt duhet të rriten pensionet është për shkak të ngritjes së çmimeve kohës së fundit.

Po ashtu deklaroi se këto pensione apo paga që po u bëhen këtyre familjeve janë status i rregulluar me ligj dhe se nuk duhet t’u mohohet e drejta për të punuar, pasi veteranët e luftës po detyrohen të punojnë ilegalisht nëpër sipërmarrje të ndryshme pa kontrata pune.

Veteranët marrin pension mujor sa paga minimale; 170 euro që është tash.

Në rast se ngritet paga minimale siç është premtuar atëherë do të rritet edhe pensioni i veteranëve.

Rreth numrit të tyre ka pasur debat në Kosovë.

Veteranët e UÇK-së.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës akuzonin Qeverinë e PAN-it për “fryrje të listave”.

Mbi këtë çështje ka pasur debat të ashpër edhe në Kuvendin e Kosovës. /Insajderi.com