Von der Leyen uron Kancelarin e ri të Austrisë

Von der Leyen uron Kancelarin e ri të Austrisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka uruar Alexander Schallenberg për pozitën e kancelarit.

Von der Leyen deklaroi  se pret me padurim bashkëpunimin e mëtejshëm mes Austrisë dhe Bashkimit Evropian

“Urime Alexander Schallenberg për betimin si Kancelar Federal i Austrisë. Pres me padurim bashkëpunimin e mëtejshëm të suksesshëm të Austrisë dhe Bashkimit Evropian dhe ju uroj gjithë të mirat për detyrat e ardhshme”, ka shkruar Von der Leyen në Twitter.

Sebastian Kurz ka dhënë dorëheqje nga pozita e kancelarit të Austrisë pas presionit të shkaktuar nga një skandal korrupsioni.

Ai ka propozuar Ministrin e Jashtëm Alexander Schallenberg si zëvendësuesin e tij, raporton BBC, transmeton Insajderi.com

Kurz dhe nëntë të tjerë u vunë nën hetim pas bastisjeve për një mori dyshimesh të lidhura me Partinë e tij konservatore.

Ai mohon pretendimet se ka përdorur paratë e qeverisë për të siguruar mbulim pozitiv në një gazetë vendore. /Insajderi.com