Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka kërkuar qetësi dhe maturi nga qytetarët pas bllokimit të rrugëve nga serbët lokalë në këtë qytet, njofton Shqip.com.
Përmes një postimi në Facebook, Bahtiri u shpreh se vetëm duke respektuar ligjet dhe Policinë e Kosovës, “mund t’i shërbejnë shtetit tonë”.
Tutje, ai ka kërkuar nga policia që të kujdesen për sigurinë e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në komunën veriore të Mitrovicës.
Aksion në nivel vendi i Policisë kundër kontrabandës së mallrave
“Kërkoj nga qytetarët e Mitrovicës qetësi dhe maturi, në mënyrë që të mos bien në grackën e strukturave kriminale serbe në komunën e veriut. Vetëm duke i respektuar ligjet e Republikës së Kosovës dhe Policinë e Kosovës, mund t’i shërbejnë shtetit tonë.
Kërkoj nga policia që të kujdesen për sigurinë e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në komunën veriore të Mitrovicës”, shkroi ai.
Raportohet se serbët lokal kanë bllokuar disa rrugë, teksa pretendohet se “policia ka hedhur gazlotsjellës” në drejtim të protestuesve që bllokuan rrugën.
Portali në gjuhën serbe “Kosovo-Online” ka raportuar se aksioni është duke u zhvendosur në Zveçan, teksa shton se Policia ka hyrë në një farmaci./Insajderi.com