Serbët lokalë sulmojnë Policinë e Kosovës në Mitrovicën e Veriut (VIDEO)

Serbët lokalë sulmojnë Policinë e Kosovës në Mitrovicën e Veriut (VIDEO)

Serbët lokalë në Mitrovicën e Veriut kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës në aksionin kundër kontrabandës kundër mallrave, përcjell Insajderi.com.

Në një video të publikuar, shihet se pjesëtarët e PK-së nuk arrijnë të dalin nga një lokal pasi që sulmohen nga protestuesit.

Ndërkaq, paraditen e së mërkurës, Policia e Kosovës së bashku me Doganën e Kosovës, kanë realizuar një aksion në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Veriut.

Raportohet se serbët lokalë kanë bllokuar disa rrugë, teksa pretendohet se “policia ka hedhur gazlotsjellës” në drejtim të protestuesve që bllokuan rrugën.

Portali në gjuhën serbe “Kosovo-Online” ka raportuar se aksioni është duke u zhvendosur në Zveçan, teksa shton se Policia ka hyrë në një farmaci.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka kërkuar qetësi dhe maturi nga qytetarët pas bllokimit të rrugëve nga serbët lokalë në këtë qytet.

Tutje, ai ka kërkuar nga policia që të kujdesen për sigurinë e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në komunën veriore të Mitrovicës./Insajderi.com