Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë gjatë mbledhjes së Qeverisë të mërkurën se “gjyqësori duhet të jetë i pavarur”.
Këtë, kreu i ekzekutivit e tha teksa tregoi se pika e parë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i draft-dokumentit për Vettingun në sistemin e drejtësisë.
Ai po ashtu pohoi se “lirinë e kemi fituar por duhet të institucionalizojmë përmes drejtësisë”.
“Gjyqësori mbron liritë dhe të drejtat tona dhe është gardiani më mirë jo vetëm ndaj padrejtësive por edhe ndaj çfarëdo tendence jo demokratike të pushtetit”, ka thënë Kurti.
Ai ka shtuar se gjatë këtyre 200 ditëve Qeveria është angazhuar në reformimin e sistemit të drejtësisë, luftimin e krimit dhe korrupsionit.
Ministria e Drejtësisë kishte propozuar në Qeveri draft-dokumentin për vettingun në drejtësi.
Ky ka qenë një ndër premtimet kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë kohës sa ishte në opozitë.
Teksa kritikonte partitë atëherë në pushtet për “kapje të sistemit të drejtësisë”. /Insajderi.com