KQZ akrediton rreth 25 mijë vëzhgues për zgjedhjet lokale

KQZ akrediton rreth 25 mijë vëzhgues për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar rreth 25 mijë vëzhgues që i përfaqësojnë subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje, organizatat joqeveritare, organizata ndërkombëtare, ambasadat, institucionet vendore dhe mediat, në zgjedhjet lokale më 17 tetor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për Shqip.com, tha se numri më i madh i vëzhguesve të akredituar është 23 mijë e 46 nga subjektet politike garuese.

Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së.

“Numri më i madh i vëzhguesve të akredituar, 23 mijë e 46, është nga subjektet politike garuese (parti politike 21,737; koalicion 387; iniciativa qytetare 883; dhe kandidatë të pavarur 39 vëzhgues). Ndërsa, numri i vëzhguesve të organizatave jo-qeveritare vendore është 768 dhe 70 të tjerë nga Avokati i Popullit”, shtoi ai.

Po ashtu, zgjedhjet vëzhgohen edhe nga organizatat ndërkombëtare, ku numri i vëzhguesve të tyre është 177, kurse 39 tjerë janë nga ambasadat apo konsullatat në Kosovë.

KQZ ka akredituar edhe 520 përfaqësues të mediave vendore dhe rreth 30 tjerë që i përfaqësojnë mediat rajonale dhe ndërkombëtare.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor./Insajderi.com