Transportonte nxënësit në mënyrë të pasigurt, gjobitet shoferi dhe largohet nga qarkullimi automjeti

Transportonte nxënësit në mënyrë të pasigurt, gjobitet shoferi dhe largohet nga qarkullimi automjeti

Policia e Kosovës kanë larguar nga qarkullimi dhe kanë konfiskuar targat e automjetit që po transportonte në mënyrë të pasigurt nxënësit për në shkollë, njofton Insajderi.com.

Përmes një njoftimi, Policia ka publikuar pamjet ku shihet se një mjet i udhëtarëve po i barte nxënësit për në shkollë në një mënyrë të pasigurt.

Gjobat e Policisë së Kosovës (ilustrim).

“Pas pranimit të informatës, nga qytetarët, se nxënësit e një shkolle në Prishtinë, po transportohen në mënyrë të pasigurt për në shkollë, menjëherë ka reaguar Njësiti i Komunikacionit Rrugor.

Masat ndaj ngasësit të automjetit janë marrë nga zyrtarët kompetent, të cilët përveç gjobës për bartje të pasigurt të pasagjerëve, kanë larguar nga qarkullimi automjetin, si dhe ka konfiskuar targat e automjetit”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, në rajonin e Prishtinës janë shqiptuar mbi 450 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në rrugë./Insajderi.com