Qeveria e Kosovës ka vendosur që ta largojë orën policore për personat e angazhuar në zgjedhje.
Kështu ka njoftuar zyra e kryeministrit, teksa njoftoi për mbledhjen e 40’të të Qeverisë.
Zgjedhjet lokale mbahen më 17 tetor.
Ndërsa, për shkak të pandemisë COVID-19 ka pasur një fushatë më ndryshe për dallim nga herat e tjera.
Në vend pas orës 22:00 vlen ora policore e cila do të vazhdojë për shumicën e popullsisë.
Por, jo edhe ata që janë të përfshirë në procesin zgjedhor. /Insajderi.com