Intervistohet njëri nga policët e plagosur në protestën kundër kontrabandës së mallrave në Mitrovicën e Veriut

Intervistohet njëri nga policët e plagosur në protestën kundër kontrabandës së mallrave në Mitrovicën e Veriut

Një zyrtar policor është intervistuar të premten lidhur me aksionin kundër kontrabandimit të mallrave në Mitrovicën Veriore, përcjell Insajderi.com.

Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ai ishte plagosur nga arma e zjarrit gjatë protestës së serbëve lokalë kundër aksionit për kontrabandimit me mallra.

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës në veri.

“Viktima mashkull kosovar zyrtar policor, sot më 15.10.2021 është intervistuar, pasi që ditë më parë ishte lënduar (plagosur) nga arma e zjarrit, gjatë një proteste të disa qytetarëve. Me vendim të prokurorit rasti do të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndryshe, paraditen e së mërkurës, Policia e Kosovës së bashku me Doganën e Kosovës, kanë zhvilluar një operacion kundër kontrabandimit të mallrave në disa rajone të vendit.

Operacioni është zhvilluar edhe në Mitrovicën e Veriut, ku serbët lokalë penguan zyrtarët policorë në kryerjen e këtij operacioni duke i sulmuar ata me armë zjarri, granata dore, shok bomba etj.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, në një konferencë për media të mërkurën, tha se të lënduar nga ky aksion mbetën 10 zyrtarë policorë, teksa shtoi se ka dyshime që ky aksion u dekonspirua – gjë për të cilën kanë nisur hetimet./Insajderi.com