Voton kryetari i KQZ-së

Voton kryetari i KQZ-së

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshniok Radoniqi, ka kryer të drejtën e tij qytetare për të votuar.

Ai ka votuar  në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.

Këto janë zgjedhjet e para që KQZ i organizon nën drejtimin e tij.

Për zgjedhjet lokale të 17 tetorit – janë të certifikuara 18 parti politike, një koalicion, 17 iniciativa qytetare dhe 12 kandidatë të pavarur. /Insajderi.com