Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se e diela është ditë feste.
Kjo pasi siç ka thënë ai, në këtë ditë vendimmarrja i është kthyer qytetarëve.
Këto deklarata i ka bërë para mediave, pasi ka shfrytëzuar të drejtën për të votuar për zgjedhjet lokale që mbahen sot, 17 tetor, për kryetarë komunash dhe kuvende komunale.
“Sot është festë sepse vendimmarrja i është kthyer qytetarëve. Uroj që kjo ditë të kalojë sa më mirë!”.
“Dhe falënderoj të gjithë të angazhuarit në këtë proces që po bëjnë të pamundurën që kjo ditë të përfundojë sa më mirë”, është shprehur i pari i LDK-së./Insajderi.com