KEDS ka njoftuar se deri në këto momente nuk ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike që do të ndikonte në procesin zgjedhor.
Sipas tyre KEDS ka marrë të gjitha veprimet duke mobilizuar një numër të madh punëtorësh për këto zgjedhje që të këtë një furnizim sa më stabil.
“Nga Qendra e Thirrjes, raportohet se gjendja e furnizimit me energji elektrike në qendrat e votimit vazhdon të jetë e qetë dhe stabile”, thuhet në njoftim.
Tutje nga KEDS është bërë e ditur se ekipet janë duke qëndruar në dispozicion për të intervenuar në rast se paraqitet nevoja.
Sot në Kosovë janë duke u mbajtur zgjedhjet lokale, ku të drejtë vote kanë një milion e 885 mijë e 448 qytetarë.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllën në orën 19:00, por, nëse ka votues duke pritur pas orës 19:00, procesi vazhdon edhe për disa minuta./Insajderi.com