Fitore Pacolli thyen heshtjen: Vazhdojmë edhe pak

Fitore Pacolli thyen heshtjen: Vazhdojmë edhe pak

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e ka thyer heshtjen zgjedhore, duke treguar për komunat që sipas tij “LVV po fiton”.

Ajo e ka nisur me Prishtinën, duke ftuar qytetarët të vazhdojnë edhe pak.

“Në Prishtinë jemi kampion Vazhdojmë edhe pak dhe tani”.

Më pas, vazhdoi duke thënë se “Gjakova po bëhet e kuqe”.

Pacolli thotë se edhe në Gjilan “VV është e para”.

Por, ajo ka postuar edhe dy statuse tjerë në Facebook.

Pretendon se VV do ta mbajë pushtetin në Prizren dhe Podujevë. /Insajderi.com