Dy raste të fotografimit të votës raportohen në Pejë

Dy raste të fotografimit të votës raportohen në Pejë

Dy raste të fotografimit të votës janë raportuar në Komunën e Pejës të dielën, mirëpo nuk janë vërtetuar si të vërteta.

Rastet janë raportuar nga komisionerët të cilët kanë pasur dyshime, ka konfirmuar për Insajderi.com zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Siç ka bërë të ditur ai, njëri rast është raportuar nga një qendër e votimit në Pejë dhe një tjetër nga një qendër votimi në Junik.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi

Aktualisht 11 prokurorë janë të angazhuar në tërë regjionin e Pejë, në procesin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, ka thënë Nikçi.

“Ka pasur raste kur janë raportuar incidente, fotografim i fotografisë, mirëpo është vërtetuar që s’ka pasur fotografim apo elemente të veprës penale”, ka thënë ai./Insajderi.com