Krasniqi: Uran Ismaili “fitues i zemrave”

Krasniqi: Uran Ismaili “fitues i zemrave”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se “Uran Ismaili është fitues i zemrave”.

Ismaili arriti t’i fitojë 18,40 për qind të votave në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Uran Ismaili gjithmonë e ka dashur me zemër Prishtinën. Në këto zgjedhje ai i dha kryeqytetit zemër dhe dashni, duke frymëzuar mijëra qytetarë, për ta parë Prishtinën jo vetëm si komunë, por si shtëpi, si mundësi e si të ardhme”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Partia Demokratike e Kosovës

“Ai është fituesi i zemrave dhe respektit të qytetarëve të Prishtinës, duke u bërë model për të ardhmen që ne do ta ndërtojmë, sepse vërtetë Urani na dëshmoi se Prishtina na bashkon”.

Përndryshe, nga partitë shqiptare, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar më së shutmi komuna në raundin e parë të këtyre zgjedhjeve.

Mitrovica, Ferizaji, Skenderaji dhe Hani Elezit – janë katër komunat që do të qeverisin nga PDK.

Por, subjekti politik i drejtuar nga Memli Krasniqi është në balotazh edhe në tetë komuna të tjera. /Insajderi.com