Të rinjtë të varur nga droga, SHSKUK thotë se ka rritje të dukshme nga viti i kaluar

Të rinjtë të varur nga droga, SHSKUK thotë se ka rritje të dukshme nga viti i kaluar

Numri i personave të varur nga substancat narkotike në Kosovë ka shënuar rritje të dukshme krahasuar me vitin e kaluar.

Siç bën të ditur Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës, në Repartin e Sëmundjeve të Varësisë në Klinikën e Psikiatrisë gjatë 9 muajve të këtij viti 89 pacientë kanë kërkuar trajtim.

Sipas njoftimit, ky numër ka shënuar rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ilustrim

“26 prej tyre, kanë qenë në varësi të opioideve (heroinë), 11 në varësi të kanabioideve (marihuanë), në varësi të polisusbstancave (substanca të shumta psikoaktive) 25, në varësi të alkoolit 14 dhe 3 në varësi nga sedativët”, thuhet në komunikatën për media të SHSKUK-së.

Ndërsa, bëhet e ditur se moshat e rejat janë frekuentueset më të shpeshta, sidomos mosha 18 vjeçare e lart.

“Ka raste kur edhe persona të moshës 15 dhe 16 vjeç kanë kërkuar trajtim”, thuhet më tej në njoftim./Insajderi.com