Ministria e Financave ka njoftuar të mërkurën se 60 mijë është numri i nënave të cilat kanë aplikuar për shtesat e fëmijëve.
Aplikimi është i hapur për të gjithë fëmijët e lindur në periudhën 2015-2021.
“Për të aplikuar për Shtesa për Fëmijë referohuni në vegëzën në vijim: https://ekosova.rks-gov.net/Security/Index…”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Aplikimi për fëmijët 2015+ është i hapur nga 16 tetori deri më 24 tetor.
Por, më pas ministri Hekuran Murati njoftoi se “për shkak të përformancës së mirë financiare dhe hapësirë fiskale të krijuar, është marrë vendimi që prej këtij muaji të zgjerohet skema e shtesave për fëmijë edhe për fëmijët e lindur nga viti 2015 e tutje”./Insajderi.com