Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa ka shqiptuar gjoba në vlerë prej mijëra euro për subjektet politike të cilat kanë thyer heshtjen zgjedhore në zgjedhjet lokale të mbajtura më 17 tetor.
Një mijë e 200 euro PZAP i ka shqiptuar gjobë Partisë Demokratike të Kosovës, pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje.
Edhe kjo e fundit s’ka shqiptuar pa gjobë. Pas ankesës së LDK-së, është gjobitur me një mijë e 200 euro.
Ndërsa, pas kërkesës së BIRN-it dhe Internews Kosova, Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan, është gjobitur më dy mijë e 500 euro.
LDK-së i është shqiptuar edhe një gjobë tjetër në vlerë prej 800 euro – pas ankesës së LVV-së.
Ndërsa, me kërkesë të PDK-së në Skenderaj, i është shqiptuar gjobë në vlerë prej një mijë e 800 eurosh Bekim Jasharit, kandidat i pavarur për kryetar të Skenderajt.
Të gjitha vendimet e PZAP-së i gjeni Këtu./Insajderi.com