Arrestohet ish-punonjësi i AKI-së, kishte zbuluar informacione të fshehta

Arrestohet ish-punonjësi i AKI-së, kishte zbuluar informacione të fshehta

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar një person pasi që dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, përcjell Insajderi.com.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i arrestuari M.K., ish-punonjës i Agjencionit Kosovar të Inteligjencës, në cilësinë e personit zyrtar, ka vepruar me motive të dyshimta, duke keqpërdorur pozitën dhe zbuluar informacion të klasifikiuar.

Agjencia Kosovare për Inteligjencë

“Pas një bashkëpunimi ndërmjet AKI-së dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë, po ashtu në koordinim edhe me Policinë e Kosovës, sot është arrestuar dhe ndaluar personi me inicialet M.K., ish-punonjës i AKI-së, pasi ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti, në cilësinë e personit zyrtar, ka vepruar me motive të dyshimta, duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe zbuluar informacion të klasifikuar”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Tutje, Prokuroria njofton se i dyshuari gjendet në ndalim prej 48 orësh dhe me këto veprime, dyshohet se ka cenuar sigurinë e Kosovës./Insajderi.com