Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që fushata zgjedhore për balotazhin do të zgjasë pesë ditë, nga 8 deri më 12 nëntor, përcjell Insajderi.com.
Në një konferencë për media, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se tashmë kanë miratuar planin operacional për organizimin e raundit të dytë të zgjedhjeve.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar planin operacional për organizimin e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave…. Fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët për kryetarë do të jetë pesë ditë. Do të fillojë nga 8 nëntori dhe do të përfundojë më 12 nëntor”, tha ai.
Elezi tregoi se KQZ ka vendosur që votuesit nga jashtë që jaën regjistruar nga 10 korrike deri më 18 gusht, kanë 15 ditë që t’i dërgojnë fletëvotimet e tyre përmes postës.
Ndryshe, zgjedhjet lokale janë mbajtur të dielën, më 17 tetor, ku në balotazh kanë fituar shtatë komuna.
Ndërkaq, raundi tjetër i zgjedhjeve do të mbahet më 14 nëntor.