KQZ merr vendim për rinumërimin edhe të 8 vendvotimeve për kryetar dhe 35 për kuvende komunale

KQZ merr vendim për rinumërimin edhe të 8 vendvotimeve për kryetar dhe 35 për kuvende komunale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që 8 vendvotime për kryetarë dhe 35 për kuvende komunale, të rinumërohen pasi ka pasur mospërputhje të votave mes subjekteve dhe kandidatëve.

Kështu ka bërë të ditur Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror Zgjedhor, Burim Ahmetaj, në mbledhjen e KQZ-së të mbajtur të hënën e 25 tetorit.

“QNR gjatë procesimit të formularëve, një numër i caktuar nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta. Të dhënat që janë të shënuara në formularë nuk janë të kuptueshme. Meqenëse kemi të bëjmë me ngatërrim të rubrikave, pra kemi edhe mospërputhje të votave mes subjekteve e kandidatëve”.

“Si rrjedhojë, gjatë hetimit konstatohet se nuk mund të procesohen si të tilla e rekomandohet që këto vendvotime të rinumërohen. 8 vendvotime për kryetarë edhe 35 për kuvende komunale”, ka thënë Ahmetaj.

Mbledhja e KQZ-së

Rinumërimi i këtyre vendvotimeve pritet të fillojë gjatë ditës së hënë rreth orës 17:00.

Ndërsa, pas rinumërimit të këtyre vendvotimeve pritet të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Javën e kaluar KQZ kishte rinumëruar 8 vendvotime për kryetarë të komunave dhe 15 të tjera për kuvende komunale./Insajderi.com