Një e mitur në Gjakovë të hënën ka raportuar në polici se një muaj më parë – 25 shtator – është dhunuar nga një burrë.
Siç njofton policia, rasti ka ndodhur në shtëpinë e viktimës.
“Gjakovë, 25.09.2021-08:30. Me datë 25.10.2021 viktima femër kosovare e mitur ka raportuar se me date 25.09.2021 ne shtëpinë e saj është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Nuk raportohet për te arrestuar, ndërsa rasti është nën hetime./Insajderi.com