Lumezi kërkon rishqyrtim të vendimit për burgim me tetë muaj ndaj një personi për dhunim

Lumezi kërkon rishqyrtim të vendimit për burgim me tetë muaj ndaj një personi për dhunim

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj, të ndërmarrë masa dhe të rishqyrtojë vendimin  për burgim prej tetë muajsh për dhunimin e një 15-vjeçareje në Gjakovë, përcjell Insajderi.com.

Përmes njoftimi, Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se Lumezi ka kërkuar nga Kurmehaj që nga të gjeturat të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurovëve.

“Prishtinë, 26 tetor 2021 – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, si autoritet kompetent, që të rishqyrtojë lëndën penale PP.nr. 68/12 të prokurores Lirije Morina dhe nga të gjeturat të ndërmarrë  të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, para dy muajve, gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Pejë, Florije Zatriqi, e ka dënuar nje person të akuzuar për dhunim të një 15-vjeçareje me tetë muaj e tetë ditë burgim./Insajderi.com