Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar për mosrespektim të masave pjesëmarrësit në Darkën e Lamës, të organizuar nga presidentja, Vjosa Osmani, përcjell Insajderi.com.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti tha se edhe pse nuk është e lejuar me masa të pandemisë, aty ishin grumbulluar rreth 100 mysafirë.
P.S. Lama – vend i rrafshët në fshatrat malor – Emeraldi. Darka e Lamës – falenderim për të mirat bujqësore gjatë vitit dhe solidarizim dhe reciprocitet i fshatarëve për njani tjetrin, sikurse ishte edhe pamja mbrëmë”, shkroi ai në Facebook.
Po ashtu, për mosrespektim të masave në këtë organizim ka reaguar edhe Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ku kryetari i kësaj Shoqate ka reaguar duke thënë se “Çka bon i forti i ligi çuditet”./Insajderi.com