Murati për shtesat prej 100 eurosh për pensionistët: Do të ndahen për të përballuar ngritjen e çmimeve

Murati për shtesat prej 100 eurosh për pensionistët: Do të ndahen për të përballuar ngritjen e çmimeve

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se vendimi për ndarjen e 100 eurove shtesë për pensionistët gjatë muajit nëntor është bërë për të përballuar ngritjen e çmimeve në vend, përcjell Insajderi.com.

Në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë, Murati tha se me këtë shtesë do të ndihmohen rreth 300 mijë familje.

Ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media.

“Me vendimin për mbështetjen e skemave pensionale kemi vendosur si Qeveri që në kuadër të mbështetjes dhe pakos së masave që ka paralajmëruar kryeministri të mbështetet secili person që merr pension nga shteti. Kjo për të përballuar koston shtesë e cila ka qenë rrjedhë e ditëve dhe muajve të fundit”, ka treguar ai.

Sipas tij, nga 100 euro do t’i marrin rreth 50 mijë familje të veteranëve të luftës, familje të dëshmorëve dhe 20 mijë familje që kanë persona me aftësi të kufizuar.

“Kjo masë është njëra nga masat me vëllimin më të madh të përmirësimit të jetës së qytetarëve, të mbështetjes së qytetarëve për shkak se prek përafërsisht rreth 300 mijë familje. Në kuadër të kësaj mase do të përfitojnë rreth 200 mijë pensionistë që janë pensionistë të pensioneve bazike dhe kontributpaguese, do të jenë rreth 50 mijë familje që janë qoftë familje të veteranëve të luftës, familje të dëshmorëve të luftës apo të invalidëve të luftës, do të përfitojnë rreth 20 mijë familje që kanë persona me aftësi të kufizuar dhe do të përfitojnë rreth 30 mijë familje që janë të kategorive të tjera”, ka theksuar ai./Insajderi.com