Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur këtë të enjte rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
21 komuna do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve që mbahet më 14 nëntor për të zgjedhur kryetarin e ri.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se në rezultatet përfundimtare janë përfshirë edhe rezultatet e votave pas rinumërimit të 8 vendvotimeve.
Sipas tij, rinumërimi tregoi se ka pasur vetëm disa gabime “të vogla teknike apo njerëzore”.
Rezultatet përfundimtare, mund t’i gjeni duke klikuar në këtë link./Insajderi.com