Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur këtë të enjte rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
21 komuna do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve që mbahet më 14 nëntor për të zgjedhur kryetarin e ri.
Duke u mbështetur në këto rezultate, balotazhi zhvillohet në këto komuna: Gjakovë, Gllogoc (Drenas), Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot.
Ndërsa, janë 17 komuna të cilat nuk kanë nevojë për balotazh pasi tashmë qytetarët kanë zgjedhur kryetarët të cilët do t’i udhëheqin në katër vitet e ardhshme.
Deçan – Bashkim Ramosaj, AAK
Mitrovicë e Jugut – Bedri Hamza, PDK
Pejë – Gazmend Muhaxheri, LDK
Skenderaj – Fadil Nura, PDK
Suharekë – Bali Muharremaj, AAK
Ferizaj – Agim Aliu, PDK
Hani i Elezit – Mehmet Ballazhi, PDK
Leposaviq – Zoran Tadiq, Lista Serbe
Lipjan – Imri Ahmeti, LDK
Novoberdë – Sasa Miloseviq, Lista Serbe
Shterpcë – Dalibor Jevtiq, Lista Serbe
Zubin Potok – Srdjan Vuloviq, Lista Serbe
Zveçan – Dragisa Miloviq, Lista Serbe
Graçanicë – Liljana Subariq, Lista Serbe
Ranillugë – Katarina Rastiq, Lista Serbe
Partesh – Dragan Petkoviq, Lista Serbe
Mitrovicë e Veriut – Milan Radojeviq, Lista Serbe
Rezultatet përfundimtare, mund t’i gjeni duke klikuar në këtë link./SHQIP.com