Vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës

Vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës

Procesi gjyqësor ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës do të vazhdojë sot.

Kështu kanë njoftuar Dhomat e Specializuara.

Salih Mustafa është duke u gjykuar që nga 15 shtatori i këtij viti.

Kështu gjykimi për të nisi më pak se 10 ditë para se ta mbushte një vit nga arrestimi.

Gjykata Speciale në Hagë

Ai u arrestua në Prishtinë nga EULEX me urdhër-arrest të Gjykatës Speciale.

Kundër tij në Hagë ka pasur edhe dëshmitarë.

Mustafa akuzohet se gjatë prillit të vitit 1999 kreu krime lufte në një qendër ndalimi në Zllash, në afërsi të Prishtinës,

Por, ish-eprori i UÇK-së ka mohuar gjithçka. /Insajderi.com