Një burrë është arrestuar të hënën rreth orës 13:00 në Skenderaj, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një grua.
Siç njofton policia, rasti ka ndodhur në shtëpinë e të dyshuarit.
Rasti në polici është hapur si “Dhunim”.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Në raportin 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se gjatë së hënës në Kosovë janë arrestuar 10 persona, gjashtë janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit./Insajderi.com